Acid kundër dashnorit, arrestohet pakistanezja e dyshuar

Qeveria e Kosovës 100 mijë dollarë për koalicionin anti-ISIS
Moleri që rrezikon jetën për të lyer ndërtesën në Suharekë (Foto)

Një femër në Pakistan është arrestuar e dyshuar për hedhje të acidit kundër dashnorit të saj, pasi ai kishte refuzuar të martohej me të, kanë thënë zyrtarët.

Në një rast të rrallë të sulmit të një femre kundër mashkullit, policia në Punxhab tha se e ka arrestuar gruan, Momil Mai, e martuar dhe nënë e katër fëmijëve, e cila kishte marrëdhëne me personin, Saddaqat Ali, që po ashtu, ishte i martuar.

Femra Mai kërkonte që Aliu ta merrte atë për grua të dytë, kanë thënë mbrëmë zyrtarët.

Poligamia është legale për meshkujt në Pakistan, megjithqë gruaja duhet të shkurorëzohet para se të lejohet të martohet përsëri.

Ky sulm me acid ka ndodhur para tre ditësh.

Udhëheqës të një spitali në vendin Multan, ku ka ndodhur rasti, i kanë thënë agjencisë AFP se mashkulli ka djegie në afro 60% të trupit të tij.

Sulmet me acid e shkatërrojnë viktimën dhe shpeshherë ia lëndojnë sytë. Deri tash, viktima të sulmeve të tilla në Pakistan ishin kryesisht femrat dhe ndodhin qindra sulme të tilla për çdo vit si konflikte personale.

COMMENTS