Abuzon me të miturën në SHBA, FSK pezullon togerin

Abuzon me të miturën në SHBA, FSK pezullon togerin

OKB: ‘Spastrim etnik’ në Mianmar
18 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani

Zyrtarë të Ministrisë së Forcës së Sigurisë kanë konfirmuar se një pjesëtar i kësaj Force është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dyshimin për abuzim seksual me një të mitur.

Zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, tha se togeri Ismajl Sekiraqa, që ndodhej në trajnim në SHBA, është arrestuar për veprën e abuzimit seksual.

‘Mund të konfirmoj se është arrestuar në SHBA dhe është nën hetime për abuzim seksual me një të mitur. Ai ka qenë në një trajnim për oficer për mbrojtje kimike,atomike dhe biologjike. Ai ka qenë duke ndjekur në Amerikë një kurs bazik katër mujor në këtë lëmi’, ka thënë Shala.

Shala tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pezulluar nga puna togerin Sekiraqa, derisa veprimet tjera pritet të ndërmerren pasi që të përfundojnë hetimet qe po zhvillohen ndaj tij.

‘REL’

COMMENTS