Abrashi: Qytetari i Prishtinës po përdoret për të fituar poenë politike

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, është zotuar se gjatë mandatit të tij të mundshëm do të merret me problemet e qytetarëve dhe nuk do të merret me politika rajonale dhe as të Qeverisë.

Gjatë prezantimit të tij sot në një konferencë për media të LDK-së, Abrashi ka thënë se nominimi i tij për të parin e Prishtinës nënkupton edhe fitoren e tij në zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

“Gjatë mandatit tim do të merrem me problemet e qytetarëve siç është ngrohja, ndriçimi, etj., dhe jo me politika rajonale e as të Qeverisë, por do të fokusohem për të mirën e qytetarëve. Në Kuvendin e Kosovës janë dy ekstreme ku qytetari i Prishtinës po përdoret për të fituar poenë politike”, ka thënë Abrashi.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka prezantuar Arban Abrashin. Për Abrashin, Mustafa ka pasur fjalë të mëdha. Ka thënë se është kandidat adekuat për ta drejtuar kryeqytetin. E, ka lavdëruar për zgjidhjen e cështjes se veteranëve.

“Në këto katër vjet nuk është punuar në mënyre të mirëfillte në Prishtinë. Por, z. Abrashi do të punoj qe Prishtina t’i ngjajë një kryeqyteti të vërtete. Zhvillimi ekonomik do të jetë prioritet i tij. Do të bashkëpunoj me të gjithë qytetarët e Prishtinës, pasi nuk bëhet fjalë për një komunë, por për kryeqytetin e Kosovës. Ka pas edhe kandidat tjerë. Ka qenë edhe Ismet Beqiri veprimtar i kahmotshem i LDK-së. Ka qenë edhe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdigjiku të cilët kanë pasur përkrahje. Edhe Hoti ka pasur përkrahje, por të gjithë këta në mënyre të përbashket kemi vendosur qe Arban Abrashi ta ketë përkrahjen e të gjithëve për të përkrahur Abrashin”, ka thënë Mustafa në konferencën ku u prezantua Abrashi për kryetar të Prishtinës.

E, në anën tjetër, Abrashi ka thënë se fokusi i tij do të jetë tek qytetarët, nëse merr drejtimin e Prishtinës.

“Qytetari i Prishtinës ballafaqohet me probleme të mëdha. Dhe unë si kryetar i ardhshëm i Prishtinës do të merrem më këto. Nuk do të merrem me tema në nivel qendror, por me problemet e qytetarëve të Prishtinës. Ne gjatë fushatës do të prezantojmë planin konkret se si do t’i qasemi problemeve të qytetarëve në Prishtinë”, ka thënë Abrashi.

COMMENTS