Abdixhiku u mban leksion ekonomik ministrave të PDK-së

Meteorologët thonë se ky dimër do të jetë më i ftohti në pesë vitet e fundit
Haradinaj i thotë po deklaratës Thaçi-Vujanoviq për demarkacionin

Kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së Lumir Abdixhiku u ka mbajtur një leksion ekonomik zyrtarëve të PDK-së që një ditë më parë kishin përqeshur llogaritjen e GDP-së në programin e LDK-së.

Abdixhiku i turpëron ata duke ua kujtuar principet ekonomike bazike të llogaritjes së GDP-së.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Disa amaterë ekonomik e ish ministra të PDK-së, po e përqeshin llogaritjen e GDP-së që e kemi paraparë në programin tonë. Me llogaritje plus minus po mendojnë të shkretit se kanë bërë zbulim. Sikur t’kishin qenë studentë të mirë, e kishin mësuar qysh në vit të parë se në llogaritjen e GDP-së nominale, rritjes ekonomike i shtohet edhe inflacioni. Rritja prezantohet në terma real, GDP në aso nominal – nejse kjo e rëndë për ta. Por, mos të mërziten. Në programin tonë ne kemi paraparë edhe reforma në arsim. Kanë mundësi t’i mësojnë këto punë sërish.”

COMMENTS