AAK prezanton gjashtë kandidatë për kryetarë të komunave

Koalicionet paszgjedhore, për të shmangur zgjedhjet e reja
Dy të arrestuar pasi gjuajtën me ngjyrë objektin e qeverisë

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për kryetar të gjashtë komunave për zgjedhjet lokale, që do të mbahen me 22 tetor.

Në konferencë Haradinaj prezantimin e kandidatëve e ka filluar me Arta Ahmetin, kandidate për kryetare të Drenasit. Ahmet Grajçevci për Fushë Kosovë, Kajtaz Gashi për Malishevë, Esat Peci për Mitrovicë, Fatmir Humolli për Podujevë dhe Lutfi Bilalli për Vushtrri.

E kandidatët që u prezantuan sot, kanë deklaruar se do të sjellin ndryshime në komunat të cilat pretendojnë t’i udhëheqin.

Kajtaz Gashi kandidat për kryetar të Malishevës, tha se besimin e dhënë e konsideron përgjegjësi para qytetarëve të cilët i përfaqëson.

Gashi: Ka ardhur koha që Malisheva të ndryshojë

‘Ka ardhur koha që Malisheva ta përjetojë ndryshimin. Qytetarët e komunës së Malishevës në vazhdimësi, në qeverisjet e kaluara janë ballafaquar me stagnim në të gjitha sferat e jetës. Tani me AAK-në, me mbështetjen e kryetarit dhe kryeministrit z. Haradinaj, Malisheva ka shansin historik dhe mundësinë që të realizoj qëllimet e saj në të gjitha aspektet që prekin jetën e qytetarëve në përgjithësi’, tha ai.

E Fatmir Humolli, kandidat për komunën e Podujevës, garantoi se do të kthehet dinjiteti i qytetarëve të Podujevës.

Humolli: Do t’ia kthej dinjitetin qytetarëve

‘Jeta fillon në fshat. Jeta fillon nëpër familje dhe një përfaqësim i denjë nëpër kuvendte komunale garanton një] jetë të respsktuar për secilin qytetar i cili lind dhe vdes në vendin tonë. Për fat keq deri tani nëpër komunat tona nuk ka qenë në nivel të duhur dhe unë iu garantoj qytetarëve llapjan se ne do të bëjmë angazhimin tonë, që ky dinjitet të jetë në nivelin e duhur. Dhe kjo ndërlidhje prej fshatit deri tek kryeministri si ju, të jetë në funksion të jetës së përditshme të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit tonë’, tha ai.

Ndërkaq Esat Peci, tha se do të bëjë ndryshime në Mitrovicë dhe pse është i vetëdijshëm për vështirësitë specifike që ka ky qytet.

Peci: Unë mund të bëjë ndryshime në Mitrovicë

‘Jam i vetëdijshëm për vështirësitë specifike që ka Mitrovica, ku atje ka papunësi të theksuar në raport me qytetet tjera. Ka vështirësi dhe në shëndetësi dhe në arsim. Ambienti veçanërisht i dëmshëm, ka probleme veçanërisht i infrastrukturës. Por unë kam mëndu mirë para se me fillu të gjitha negociatat që unë me qenë kandidat për kryetar komune dhe e kam pranu këtë kandidaturë, sepse e di që atje mund ta bëjë ndryshimin në drejtim të mirë’, tha ai.

Ndërsa Arta Ahmeri, kandidate për Drenas, tha se ajo së bashku me AAK-në do të sjellin ndryshime në Drenas.

Ahmeti: Do t’i sjellim ndryshimet në Drenas

‘Unë iu premtoj qytetarëve të Drenasit, se me qeverisjen time nuk do të qeverisin por do të bashkë qeverisim. Mendoj që Drenasi ka nevojë për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjelli unë bashkë me AAK dhe me përkrahjen sigurisht nuk ka me mungu asnjëherë të z. Haradinaj’, tha ajo.

Edhe Lutfi Bilalli kandidat për kryetar të Vushtrrisë tha se Kosova ka nevojë për njerëz që dinë të menaxhojnë.

Bilalli: Kosova ka nevojë për njerëz që dinë të menaxhojnë

‘E vërteta është që kemi nevojë për njerëz që dinë me menaxhu. Unë besoj që me programin që e kemi në përpunim për Vushtrri, do t’i kthehet dinjiteti dhe qytetaria këtij qyteti të lashtë.. Aty ku është ma së vështiri, më së qejfi kam’, tha ai.

E Ahmet Grajçevci, kandidat për Fushë Kosovë tha se me marrjen e postit si kryetar komune, suksesi nuk do të mungojë.

Grajçevci: Fushë Kosova është metropol

‘Fushë Kosova e dini se është një Metropol në zemër të Fushë Kosovës dhe ka nevojë për rregullimin e saj, standardizimin e saj. Dhe qytetarët pika e parë nuk kanë ujë, ajo që është më e nevojshme. Mendoj që me projektet që jemi duke i përgatitur Fushë Kosova do të jetë një komunë, e cila do të udhëhiqet me një sukses shumë të mirë’, tha ai.

Ndërsa, Haradinaj i cili u uroi fat kandidatëve të nominuar për kryetar të komunave, u tha atyre se me këtë nominim, ata sapo kanë marrë përgjegjësi para qytetarëve.

Haradinaj: Sapo morët përgjegjësi

‘Sapo morët përgjegjësi. Përgjegjësi për të cilat jam thellë i bindur që edhe qytetarët ku jetoni, do t’i vlerësojnë. Iu uroj fat’, tha ai.

COMMENTS