AAK: Ndalimi i Ramushit në Francë, përpjekje për ta ndalur Kosovën

Ja si po i keqtrajtojnë kosovarët në Durrës (Video)
Dorëzohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë te Parku i Qytetit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se dhjetëra mijëra qytetarë, nga të gjitha viset shqiptare, sot janë rreshtuar në krah të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, në një protestë madhështore në Prishtinë, ndër më të mëdhatë të mbajtura ndonjëherë.

‘E vlerësojmë madhështore këtë protestë, për faktin se në mbështetje të Liderit Ramush Haradinaj, janë vënë qytetarë të të gjitha moshave e përcaktimeve politike e kulturore’, thuhet në kumtesën e AAK-së.

‘Mesazhet e shpalosura në protestën e sotme, se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë, është përpjekje për ta ndalur Kosovën, se prekja e Ramush Haradinajt do të thotë, me i prekë themelet e Kosovës dhe se ndalja e tij është politike dhe nuk ka të bëj me drejtësinë, sot janë mesazhet e Kosovës dhe të qytetarisë së saj!’.

‘AAK, u shpreh mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme në Prishtinë e kudo tjetër, dhe e vlerëson lart dinjitetin e treguar në kundërshtim e ndalimit të tij në Francë, dinjitet i cili e karakterizon më shumë se këdo tjetër, vetë Kryetarin Haradinaj’, përfundon kumtesa.

COMMENTS