AAK kërkon ndalimin e vizitave të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u ka kërkuar autoriteteve shtetërore të vendit që të mos lejojnë asnjë zyrtarë të Serbisë të hyjë në territorin e Kos

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u ka kërkuar autoriteteve shtetërore të vendit që të mos lejojnë asnjë zyrtarë të Serbisë të hyjë në territorin e Kosovës, përderisa Beogradi të mos i tërheq të gjitha fletë-arrestet për udhëheqësit politik.

Në këto masa reciprociteti, është përmendur edhe mundësia e ndalimit të vizitës së presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, që është paralajmëruar për Krishtlindjet Ortodokse.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërpresë bisedimet me Serbinë e po ashtu të mos lejojë zyrtarët serbë të hyjnë në Kosovë.

‘Ne kërkojmë nga qeverisa e Kosovës menjëherë t’i ndërpres bisedimet me Serbinë dhe të mos i vazhdojë ato derisa të mos tërhiqen fletë-arrestet për udhëheqësit politik të Kosovës. Po ashtu kërkojmë nga qeveria e Kosovës të mos i lejojë zyrtarët serb që të hyjnë në Kosovë përderisa një gjë e tillë të mos ndodh”, ka thënë Gjini.

Konferenca e AAK-së është thirrur për të prezantuar zhvillimet më të reja në lidhje me ndalimin e liderit të kësaj partie, Ramush Haradinajt në Bazel nga policia franceze, mbi bazën e një flet-arresti të lëshuar nga Serbia.

COMMENTS