AAK-ja publikon emrin e kandidatit që do të garojë për Prishtinën

AAK-ja publikon emrin e kandidatit që do të garojë për Prishtinën

Mediat gjermane kritikojnë rëndë Era Istrefin (Foto)
Brenda aeroplanit privat më të madh në botë (Video)

AAK-ja ka kandiduar Arbër Vllahiun për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet që do të mbahen më 22 tetor
Ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është prezantuar si kandidat për Prishtinën në konferencën për media që AAK-ja e ka mbajtur sot nga ora 11:00.

AAK-ja në zgjedhjet e kaluara komunale dy herë garoi në Prishtinë me Besnik Tahirin.

Kandidaturën për Prishtinë deri më tani e ka konfirmuar Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga radhët e PDK-së jo zyrtarisht është thënë se do të kandidojë Lirak Çelaj.

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë është në koalicion me AAK-në, e cila me Gent Begollin udhëheq me Drejtorinë e shërbimeve publike.

COMMENTS