Debati i paralajmëruar midis kandidatëve për kryeministër të Kosovës, në Klan Kosova, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur
Debati i paralajmëruar midis kandidatëve për kryeministër të Kosovës, në Klan Kosova, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave.
E për këtë, sqarim ka dhënë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas tyre kjo është arsyeja e vetme dhe jo siç thonë kundërshtarët politik se Haradinaj nuk ka qenë i përgatitur për këtë debat.
‘Çdo shpjegim tjetër i kundërshtarëve politik, është spekulim i pastër. Ne e kuptojmë luftën politike, por kur ajo ndërtohet mbi bazën e gënjeshtrave është krejtësisht e papranueshme, dhe për qëllim ka manipulimin e opinionit publik’, thuhet në njoftimin e AAK-së.
‘I nominuari për Kryeministër Ramush Haradinaj, është i vendosur që të mos bjerë në kundërshtim me traditën e normativave dhe zgjedhjeve!’
COMMENTS