A vazhdon të jetë e lumtur edhe pas divorcit Angelina Jolie (Foto)

A vazhdon të jetë e lumtur edhe pas divorcit Angelina Jolie (Foto)

Ja si u duken Futbollistët në FIFA, me bashkëshortet e tyre (Foto)
Kush i propozoi martesë Dafina Zeqirit (Foto)

Angeline Jolie është kthyer sërish në vëmendjen e mediave dhe ndjekësve të saj, me shfaqjen në Kamboxhia, në kuadër të premierës së filmit “First They Killed My Father”.

Filmi do të prezantohet në tempullin antik të Angkor Wat dhe pritet të ndiqet nga mbreti i vendit, Norodom Sihamoni, mbretëresha Norodom Monineath Sihanouk dhe zyrtarë nga qeveria.

Ajo ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp, ku është shprehur se e sheh Kamboxhian si shtëpinë e saj të dytë: “Kamboxhia është si një shtëpi e dytë për mua. Në këtë film kam dashur të them historinë përmes syve të fëmijëve dhe këndvështrimit që ata kanë për familjen, dashurinë dhe të tregoj bukuritë e vendit të tyre”.

Nëse ka diçka që bie në sy më shumë se çdo detaj tjetër është fakti se Jolie duket më mirë se kurrë dhe duket se ka marrë veten nga divorci me Pitt.

“First They Killed My Father” është një biografi e aktivistit për të drejtat e njeriut, Loung Ung, njëkohësisht edhe mik i Jolie.

Kjo është dalja e parë publike e aktores 41-vjeçare që pas divorcit nga aktori i njohur Brad Pitt, në shtator 2016. Ndërkohë, filmin do të keni mundësi ta shihni në Netflix brenda këtij viti.

COMMENTS