A munden qentë të llogarisin kohën? (Video)

A munden qentë të llogarisin kohën? (Video)

Rrugët pushtohen nga peshkaqenët pas përmbytjeve në Australi (Video)
Pse Saturni po e ndryshon ngjyrën, flasin shkencëtarët

Familja e Kristinës dhe Xhonit e kanë një rutinë. Ata e lënë shtëpinë në mëngjes në të njejtën kohë duke e lënë qenin e tyre Xhezin të bëjë çfarë të dojë.

Në mbrëmje, Kristina kthehet në shtëpi në orën 16, kurse Xhoni në orën 17. Por, ajo çfarë bën Xhezi është me të vërtetë interesante.

Ai është si një alarm ore, ai e di gjithnjë se Xhoni është duke ardhur në shtëpi. Por si e bën atë? Ai nuk e bën këtë sepse ka nevojë për të ngrënë diçka, mirëpo e bën nga aroma e pronarit të tij. Kështu, a mund të jetë se qeni ka shqisa për këtë gjë?

Një ditë, ata bënë ndryshime për të testuar se çfarë po ndodh realisht me qenin e tyre. Kristina rrugës për në shtëpi u ndal në klubin e futbollit ku ushtronte bashkëshorti.

Ajo mori fanellën e Xhonit dhe e dërgoi në shtëpi, duke e shpërndarë aromën e tij nëpër dhomë. Aty kuptoi se Xhezi më nuk do të ngritet si çdo herë tjetër për ta pritur pronarin në orën 17.

Ai u hutua nga aroma e rrobave të tij dhe qëndroi shtrirë në dysheme, pastaj kur erdhi pronari, a u ngrit dhe u habit madje që kishte ardhur.

Përfundimi i këtij testimi ishte se qentë nuk mund të llogaritin kohën, mirëpo shqisa e të ndjerit aromën e pronarëve të tyre është shumë e fortë dhe me nga larg ata e kuptojnë se pronarët e tyre janë duke ardhur në shtëpi.

COMMENTS