A mund ta gjeni çfarë kanë të veçantë këto piktura? (Foto)

A mund ta gjeni çfarë kanë të veçantë këto piktura? (Foto)

Sekretet e Kullës së Ajfellit (Video)
Harrojeni asfaltin! Kështu do të jenë rrugët e së ardhmes (Video)

Në pamje të parë, të gjitha duken si piktura të zakonshme, por nëse i shikoni më me kujdes do të vini re se këto punime artistike nuk janë ashtu siç duken.

Veprat janë krijuar nga 30-vjeçarja Hazel Zakariya, e cila ‘pikturon’ portrete dhe peisazhe nëpër tasa duke përdorur vetëm ushqime.

Me anë të shkopave të ushqimit kinez dhe thikave, gruaja nga Zelanda e Re shpenzon rreth 6 orë për të bërë vizatime kafshësh dhe personazhesh nga filmat.

Përbërësit e përdorur zakonisht janë krem kokosi, kakao, fara luledielli, boronica e shumë të tjera.

Në fund, vizatimet zbukurohen me petale lulesh.

COMMENTS