A është kjo ‘bomba’ që po e sjellin Nora dhe Gjiko

Veturat luksoze të këngëtarit Ledri Vula dhe prindërve të tij (Foto)
Ermali, Meti dhe Fatoni bëhen bashkë te ‘Astoria Lounge’ (Foto)

Nora Istrefi dhe reperi Gjiko po sjellin bashkëpunim.

Duetet po vazhdojnë të jenë trend i kësaj vere në industrinë muzikore

Kësaj radhe, Nora Istrefi dhe Gjiko kanë mbledhur forcat për të sjellë bashkëpunimin e parë midis tyre.

Produksioni RedBox ka publikuar një fotografi përmes së cilës bëri të ditur se kënga do të lansohet shumë shpejtë. Nga fotografia mund të shihni një skenë të videoklipit e cila duket të jetë xhiruar në një hotel.

Nora dhe Gjiko janë veshur të dy me të zeza dhe pritet një super bashkëpunim prej tyre.

Ndryshe, kujtojmë se Nora së fundmi solli këngën ‘S’ka inat’ në bashkëpunim me Robertin ndërsa kënga e fundit nga Gjiko është ‘Faje’ në bashkëpunim me Skerdin.

COMMENTS