A është i pavdekshëm Fahrush Azemi? (Premierë/Video)

Kemi shumë këngëtare në estradë që nuk dijnë të plaken, por askush nuk shkruan për meshkujt që vazhdojnë të mbajnë veten!

Fahrush Azemi është një nga artistët tanë që vazhdon të duket bukur dhe transmeton gjithmonë plotë energji pozitive përmes paraqitjeve të tij, dhe jo vetëm me dukje por edhe me zërin e interpretimin e veçantë që e karakterizon.

Ai ndër vite ka ndërtuar një karrierë mbi vlerat artistike duke mos lënë hapsirë për asnjë kritikë, ndërsa sot ZICO TV lansoi projektin e tij të fundit me titull ‘Pse më le’ në kuadër të programit ‘Gëzuar 2017’.

Derisa ne shijojmë këtë e ndërkohë presim edhe një këngë tjetër nga po i njejti program që do të publikohet ditëve në vazhdim, lusim Fahrushin të na përcjelli recetën e të jetuarit gjithmonë i ri, se pavdeksinë e ka siguruar me vepra artistike!

COMMENTS