A e shikuan ndeshjen e Realit lojtarët e Barcelonës? (Video)

A e shikuan ndeshjen e Realit lojtarët e Barcelonës? (Video)

Taulant Xhaka: Bashkimi bën fuqinë (Foto)
FSHF merr vendimin për Taulant Xhakën

Real Madridi ka marrë tri pikë të vlefshme mbrëmë ndaj Celta Vigos, një sfidë ku katalanasit shpresonin se rivalët do të rrëshqasin.

Lojtarët e Barcelonës nuk kanë qenë aspak të qetë gjatë kohës kur Real Madridi po luante ndeshjen e mbetur me Celta Vigon, ku fitoi 4:1.

Pothuajse gjithë lojtarët e Barcelonës ishin të pranishëm në hapjen e një dyqani këpucësh mes partneres së Messit, Antonella Roccuzzo, e gruas së Suarezit, Sofia Balbi.

Në të njëjtën kohë, Reali po zhvillonte ndeshjen e mbetur me Celta Vigon dhe lojtarët vazhdimisht u provokuan nga gazetarët, teksa në një moment xhirohet edhe në telefon duke shikuar ndeshjen ku Ronaldo shënon gol dhe reagimi i tifozëve të Barcelonës ishte i çuditshëm.

Por, lojtarët e Barcelonës nuk ranë pre e këtyre provokimeve, duke mos thënë asnjë fjalë nëse Malaga do t’i ndalë “Los Blancos”.

Të dielën Real Madridi udhëton në Malaga, ndeshje e cila do të përcaktojë gjithçka sa i përket titullit të kampionit në Spanjë.

Në të njëjtën kohë luan edhe Barcelona me Eibarin. Dy ndeshjet zhvillohen nga ora 20:00. /E/

COMMENTS