A e keni ditur si dukej Charlie Chaplin në të vërtetë? (Foto)

A e keni ditur si dukej Charlie Chaplin në të vërtetë? (Foto)

Charlie Chaplin ishte 23 vjeç në 1916 kur ai ishte tashmë ylli i më shumë se pesëdhjetë filmave të shkurtër, përfshirë The Tramp. Por a e dini si dukej ai pa mustaqet e tij të famshme.

Fytyra e vërtetë e Chaplin ishte kjo në foto. Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun.

‘Ai nuk ishte një yll Hollyëood-i’, thotë ekspertja amerikane e Chaplin-it, Lisa Stein Haven, ‘sepse kur ai ishte një yll, Hollyëood-i nuk ekzistonte’. Edhe sot mund të thuash që: Charlie Chaplin është shumë më tepër se sa një aktor. Ai është një legjendë.

Lindur në vitin 1989 (përafërsisht) në Londër, ai ndërroi jetë në Zvicër më 25 dhjetor 1977 – gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale. Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër dhe arriti të fitojë miliona në Hollyëood.

Filmi i tij ‘Etja për ar'(1925) tematizon pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri. Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha – karakteristika të Charlie Chaplin këto që nuk i harron askush.

Ashtu si edhe në filmin e tij të parë, me të cilin korri sukses të madh ‘Fëmija’ (1921) ‘endacaku’ ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë. As sot e kësaj dite nuk ka figurë tjetër në historinë e kinematografisë, që të jetë kaq e pranishme sa Charlie Chaplin. Qoftë në reklama, në qendra tregtare, në pllakata, në fotografi apo në internet – figura e endacakut me tiparet tipike të aktorit Charlie Chaplin haset kudo dhe në çdo kohë.

Chaplin u ka mbijetuar kohërave – ndonëse periudha e tij si regjisor i përket një të shkuare të largët.

COMMENTS