A duhet ta ushqeni me gji fëmijën nëse jeni me grip?

A duhet ta ushqeni me gji fëmijën nëse jeni me grip?

Kur duhet t’i hamë frutat?
Ja pse nuk duhet ta mbani celularin poshtë jastëkut

Të ushqesh me gji fëmijën ndërsa je me grip jo vetëm që nuk është gabim, por edhe e mbron fëmijën nga viruset e stinës.

Përfundimi vjen nga një grup mjekësh pediatër në Itali. Doktori Sergio Conti Nibali, shef i grupit të punës që lidhet me ushqyerjen në Shoqatën Kulturore të Pediatërve në Itali, thotë se ushqyerja me gji nuk duhet kufizuar nëse nëna është prekur nga virusi i gripit.

‘Nëpërmjet qumështit të gjirit, nëna i transmeton fëmijës edhe antitrupat specifike që luftojnë virusin e gripit’, thotë ai.

Dhënia e qumështit mund të jetë e mundimshme kur nëna është e sëmurë dhe temperatura e lartë mund ti shkaktojë asaj lodhje. Prandaj është e rëndësishme që të kujdesen për tu shëruar.

Nëse është e nevojshme merrni anti-inflamatorë ose analgjetikë, si paracetamoli; në qoftë se ky i fundit nuk lehtëson simptomat përdorni ibuprofen.

Përdorimi i tyre nga ju nuk shkakton probleme për fëmijën.

Antibiotikët më të përdorur, të tilla si penicilinat, makrolidet dhe cefalosporinat, janë në përputhje me dhënien e gjirit.

Ideja e një nëne që jep gji e cila nuk është mirë të kurohet duhet të vihet mënjanë, ashtu si ideja që për të mirën e fëmijës nëna duhet ta detyrojë veten për të ngrënë edhe pa dëshirë.

Është mirë të hani e të pini sipas nevojave natyrale, duke pasur parasysh se natyra vjen në ndihmë në këtë fazë të jetës suaj, duke shfrytëzuar rezervat e trupit për të prodhuar qumësht.

COMMENTS