A do të jetë Shpendi kryetari i PSD-së? Tregon Fisnik Imaili

A do të jetë Shpendi kryetari i PSD-së? Tregon Fisnik Imaili

Gjuriq akuzon Apostolavan të jetë në anën e Kosovës
Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

Partia Social Demokrate, e cila tanimë udhëhiqet nga 12 deputetët e larguar nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’, pritet që sot, me rastin e Ditës së Evropës, të mbajnë Konventën e partisë.

Kjo mbledhje pritet që t’i qartësojë pozicionimet edhe brenda subjektit. Kësisoj, PSD-ja do të finalizojë strukturimet duke zgjedhë kryetarin si dhe kryesinë e re.

Ndonëse nuk është bërë e ditur zyrtarisht se kush do të jetë kryetari i partisë, në opinion është përfolur që mund të jetë Visar Ymeri ose kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Për këtë të fundit, deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se i është bërë ftesa për pjesëmarrje, mirëpo s’ka specifikuar më shumë detaje.

‘Vendoset sot në Konventë. Ftesë ka për secilin që na përkrahë. Po, ka me pas edhe mysafir të tjerë aty. E shohim sot’, ka thënë Ismaili për ‘Indeksonline’.

Ndryshe, Konventa pritet të mbahet në orën 17:00 në njërin prej lokaleve të kryeqytetit.

COMMENTS