A do të ftohet Ajeti për Zvicrën?

A do të ftohet Ajeti për Zvicrën?

‘Federata Shqiptare e Futbollit’ e përfshirë në trafikun e drogës!
Juventus-Barcelona, shiten të gjitha biletat vetëm për pak orë

Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, po shkëlqen në Zvicër.

Albioni, i cili është i huazuar nga Augsburg te FC Saint Gallen dhe ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2020, ka shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitje në klubin zviceran.

Kjo ka bërë që ai të jetë temë diskutimi dhe gazetarët të pyesin trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkovic, nëse 20 vjeçari mund të ftohet në Përfaqësuese, i cili momentalisht nuk dëshiron të rrezikojë me të.

‘Unë nuk mundem menjëherë të rrezikojë me dikë që i ka shënuar tre gola në dy ndeshje e fundit në kampionat, sepse dua të shoh paraqitje të vazhdueshme, pasi nuk është e lehtë të zësh vend në ekipin Kombëtar. Në të njëjtën kohë është e vështirë edhe të humbasësh vendin në Kombëtare’, është përgjigjur Petkovic në pyetjen për Albianin.

COMMENTS