8 arsye përse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës (Video)

Qeni ‘flet’ si njeri me pronaren (Video)
Minareja e vogël, që duhej të ishte më e madhja… (Video)

Është normale pas një dite të gjatë të ndjeheni të lodhur, por kur kjo gjendje vazhdon për shumë kohë, ka diçka për t’u shqetësuar.

Ndonëse nuk është një sëmundje, ndjesia e lodhjes njësoj si këto të fundit mund të shndërrohet në kronike e pas saj mund të fshihen shumë arsye. Stili i jetesës, mungesa e gjumit, veprimtaria sportive mund të na shterojnë energjitë, por ajo që nuk dimë është se gjëra edhe më të thjeshta si dehidratimi, apo mungesa e hekurit mund të na lodhin edhe duke ndenjur shtrirë.

1. Sëmundjet si: Anemia, hiperaktiviteti i tiroideve, diabeti, depresioni artriti rheumatoid mund të na krijojnë gjendje debulese duke na shteruar energjite.

2. Dehidratimi – Trupi i njeriut ka nevojë për ujë në mënyrë që të kryejë çdo funksion. Nëse ju nuk pini mjaftueshëm ujë, kjo gjë do të ndikojë në metabolizmin tuaj duke e ngadalsuar.

3. Temperatura e ambientit është shumë e lartë – Nëse jeni duke qëndruar në një dhomë të nxehtë me shumë mundësi do të ndiheni të lodhur.

4. Vuani nga alergjitë – Hundë të zëna, kruajtje fyti , teshtima… Kjo gjendje alergjie duket se shteron çdo grimë energjie nga trupi juaj.

5. Çrregullime të tiroideve – Nëse ndiheni të lodhur çdo moment të ditës dhe pse mund të keni ngrënë apo të keni fjetur mjaftueshëm, mund të jetë shenjë e çrregullimeve të tiroideve.

6. Keni nevojë për hekur – Mungesa e këtij minerali kaq të rëndësishëm ndikon drejtëpërdrejtë në humorin dhe energjinë tuaj.

7. Drita e diellit – Nëse trupi juaj nuk përthith rrezet e diellit për të paktën 30 minuta në ditë, kjo gjë do të reflektohet me lodhje dhe ndjesi të këputjes.

8. Mbiekspozimi ndaj dritës artificial – Nëse shpenzoni shumë kohë përpara pajisjeve elektronike, këto të fundit do të ‘vjedhin’ të gjithë energjinë tuaj.

COMMENTS