75% e trafikut në internet do të vijë nga telefonat më 2017

75% e trafikut në internet do të vijë nga telefonat më 2017

Në cilin vend renditet Iphone në Kinë
Përditësimet e Windows 10 mund të shtyhen (Video)

Vitin që vjen tre të katërtat e trafikut global të internetit do të vijnë nga pajisjet mobile, parashikon Zenith.

Edhepse përdorimi i internetit është duke u orientuar me të madhe në pajisje mobile, 75% është pjesëmarrje e madhe duke pasur parasysh numrin e lartë të laptopëve dhe desktopëve që përdoren.

Sipas Zenith, përdorimi i internetit nga pajisjet mobile është rritur shumë në vitet e fundit.

Në 2012, telefonat dhe tabletët kanë përfaqësuar 40% të qasjes globale në internet.

Këtë vit, ky numër është rritur në 68% ndërsa sipas parashikimeve të Zenith deri në 2018, 79% e përdorimit të internetit do të ndodhë në pajisjet mobile.

Në Spanjë, shtetin me përdorimin më të lartë të internetit nga telefonat, pjesëmarrja e mobilëve në konsumin e internetit tashmë është në 85%.

Me rritjen e përqendrimit të internetit nga telefonat dhe pajisjet tjera mobile, do të rriten edhe reklamat mobile. Sipas Zenith, 60% e marketingut global në 2018 do të vijë nga telefonat.

COMMENTS