70 vjet martesë të mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip (Foto)

70 vjet martesë të mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip (Foto)

Mbretëresha Elizabeth, 91 vjeçare, dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, 96 vjeçar, e festojnë sot 70 vjetorin e martesës së tyre, me një tubim të vogël familjar.

Ata janë martuar në vitin 1947, ndërsa sot më 20 nëntor ata mbushën plot 70 vjet bashkë.

Princin Charles e sollën në jetë në vitin 1948 ndërsa princeshën Anne më 1950.

Për këtë ditë nuk janë planifikuar ngjarje publike, megjithqë në Westminster Abbey në orën 14, sipas kohës së Evropës së Mesme, do të bien këmbanat për nder të këtij përvjetori.

Çifti është martuar më 20 nëntor të vitit 1947 në Westminster Abbey të Londrës, në një ceremoni madhështore, në të cilën kanë marrë pjesë burrështetasit dhe familjet mbretërore nga e gjithë bota dhe është shikuar nga një masë e madhe dhe e gëzuar e njerëzve.

Mbretëresha Elizabeth, 91 vjeçare, dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, 96 vjeçar,

COMMENTS