5 vjeçari bie nga kati i parë

Gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Xhevat Berisha’ në Prizren, është raportuar për një incident të një fëmije 5 vjeçar.

Në raportin policor thuhet se 5 vjeçari është rrëzuar nga kati i parë i shtëpisë, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore.

Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjendet në tretman mjekësorë në QKUK.

COMMENTS