5 përbërësit rrënqethës në parfumet luksozë (Video)

5 përbërësit rrënqethës në parfumet luksozë (Video)

Çmenduri në Los Angeles, burri ‘martohet’ me telefon (Video)
Humbi babanë por ai fitoi trashëgimi miliardëshe (Foto)

Që në fillimet e civilizimit, njeriu ka qenë vazhdimisht një krijesë e parfumosur.

Qoftë për të përmirësuar erën e ambientit, për të kënaqur të zotët, apo thjeshtë për të maskuar erërat e pakëndshme të trupit. Parfumet e hershme ishin të përbërë totalisht nga përbërës natyral. Parfumet për zotat u përbënin gjerësisht nga rrëshira e pemëve të rëndësishme, ndërsa parfumet për trupin përbëheshin nga përbërës bimorë dhe frutorë.

Në fillimet e shekullit të 19-të, shkencëtarët nisën të zbulojnë ndikimin që kishin erërat në aspekte të ndryshme, dhe më pas filluan të zhvillojnë parfumin modern. Për të parën herë në historinë e civilizimit, përbërësit natyral nisën të përzihen me kimikate ngacmuese. Prej më shumë se 100 vjetësh, parfumet përgjithësisht bëhen me kimikate sintetike dhe vajra natyral. Shumë nga përbërësit qëndrojnë akoma që nga koha e civilizimit të hershëm. Por ajo çfarë mund të na befasojë, është se shumë nga këta përbërës, janë vërtetë të çuditshëm.

Myshku i drerit ‘tonkuin’

Disa lloj drerësh kanë të ndara mes këmbëve që përdoren më të spërkatur ambientin për të joshur drerët femra. Njerëzit e kanë vlerësuar myshkun e drerit për më shumë se 1000 vjet, pasi zbuluan se e përforcon dhe e zgjat erën e parfumit.

Ashtu siç mund të pritet, era e myshkut të drerit nuk është aq e këndshme, por kur hollohet mirë, gjeneron një erë flore disi të këndshme. Shpesh përdoret vetëm 3% në hollim që ndihmon fiksimin e erës. Një nga parfumet që e përdor akoma edhe sot myshkun e drerit është Chanel No. 5, i cili përdor rreth 15% të tretësirës së myshkut të drerit dhe 15% tretësirë kozmetike.

Chanel No 5 është ndër parfumet më të shtrenjtë në treg; një shishe me këtë parfum mund ta gjeni edhe në eBAy, me një çmim shumë të lartë, sigurisht.

Kastorium (Castorium)

Kastoriumi është një sekrecion i qeskëve të kastorit. Këto qeskëza gjenden prapa atyre anale. Kastori e përdor këtë sekrecion për të shënjuar territorin e tij, dhe në termat teknik të parfumeve, konsiderohet myshk. Era e këtyre sekrecionve të kastorit i ngjan drurit dhe lëkurës, çka përdorej në parfume t’i shtohet një nuancë tjetër arome. Shumica e parfumeve nuk e përdorin sot këtë sekrecion. Por në fakt sot konsiderohet një përbërës për parfumet e luksit tejet të shtrenjta.Një nga parfumet më të famshëm francez, L’Origan (1980), përdor një sasi të konsiderueshme të kastoriumit të pastër, rreth 0.5%.

Vaji i bimës ‘costus’

‘Costus’ është një bimë gjithëvjetore që rritet në zonat tropikale dhe subtropikale të Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë. Vaji i costus është një përbërës i ndaluar tashmë, kjo pjesërisht për shkak të rrezikut nga zhdukja dhe pjesërisht për shkak se rrit ndjeshmërinë, megjithëse rreth kësaj të fundit ekzistojnë debade.

Ka qenë një përbërës shumë i zakonshëm dhe përdorej në parfumet më të famshme për meshkuj, si Aramis dhe Patou Pour Homme. Për të imagjinuar erën e vajit të costus, duhet të dashuroni kafshët. Costus ngjan me erën e qimeve të thara të qenit. Është pabesueshmërisht shumë e fuqishme dhe asnjëriut nuk mund t’i duket erë e këndshme.

Por magjia e costus del në pah kur përzihet me përbërës të tjerë nga kafshët si kastoriumi apo myshku. Në ditët e sotme ekziston zëvendësuesi sintetik për cosus, por në të vërtetë asgjë nuk mund ta zëvendësojë kompleksitetin natyrorë të këtij vaji.

Ambergris

‘Ambergris-i’ është një sekrecion i zorrëve të trasha nga sperma e balenave. Shkencëtarët nuk e dinë me siguri se nga cila pjesë e balenës del ambegris, por thejshtë dinë që ambergris duhet të ketë ‘notuar’ si fillim disa vite mbi oqean.

Ambergris-i i freskët është tepër i çmuar për parfumet, pasi ka një erë pabesueshmërisht të keqe. Pas disa kohësh, ambegris humbet pak nga era e saj e rëndë dhe bëhet më e butë. Përdoret në parfumeri kryesisht si fiksues i aromës, i cili bën që aroma të qëndrojë disa ditë mbi lëkurë.

Për këtë arsye, vendosej thuajse në çdo parfum, në të shkaurën. Ndryshe nga përbërësit e tjerë, nuk është mirëqenia apo rrallimi i kafshëve apo i bimëve që e pengon përdorimin e kësaj substasnce, por është çmimi jashtëzakonisht i lartë i ambergris, i cili mund të shojë deri në 57,000 dollarë një kilogram. Çmimi është i lartë për shkak se ambergris nuk mund të prodhohet apo t’u merret kafshëve, por gjendet rastësisht në bregdet. Ambergris përdorej më parë nga të pasurit edhe në ushqime, ku ishte mbreti Charles II, i cili e pëlqente dhe e konsumonte rregullisht me vezë të rrahura.

Myshku i qelbësit

Myshku i qelbësit është një sekrecion i trashë nga gjendrat e një lloj qelbësi që gjendet kryesisht në Afrikë dhe Indi. Myshku më i vlerësuar i qelbësit vjen nga fermat e qelbësave në Etiopi. Era e myshkut të qelbësit është e neveritshme dhe ekstremisht e fuqishme. Ka një histori të gjatë të përdorimit të tij nëpër parfume, dhe si shtojcë në ushqime.Myshku i qelbësit, në një tretje ekstreme mund të zhvillojë një erë unike tërheqëse, që ngjan një përzierje bimore dhe kafshës. Sot përdoret nga parfumet më lluksozë e të shtrenjtë në botë, si Chanel No 5, Ernest Beaux etj.

Në të shkuarën, myshku i qelbësit përzihej nga tregtarët me përbërës të tjerë për të rritur të ardhurat. Përzierësit më të zakonshëm ishin mjalti dhe jashtëqitjet e fëmijëve.

COMMENTS