49 milionë euro ndihma për Kosovën nga programi i mijëvjeçarit

49 milionë euro ndihma për Kosovën nga programi i mijëvjeçarit

Enver Idrizi shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Mitrovicës (Video)
Gjilan, arrestohen dy persona pasi rrahën familjarët

Ndihma amerikane për Kosovën është në forma të ndryshme. Një prej tyre është edhe ajo përmes Programit të Mijëvjeçarit. Kongresisti Eliot Engel dhe zyrtari kryesor i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Jonathan Nash, prezantuan fondacionin prej 49 milionë dollarëve.

Nash, tha se Kosova ka potencial për zhvillim dhe në këtë drejtim do ta ketë përkrahjen e ShBA-së.

‘Këto 49 milionë dëshiroj të jenë investime për kosovarët për ndërtimin e një të ardhmeje më të fuqishme ekonomike. Ne do të mbështesim Qeverinë e Kosovës për forcimin e institucioneve të veta, sundimin e ligjit, si dhe për të krijuar mundësi për zvogëlimin e varfërisë’.

Programi i Pragut i MCC-së për Kosovë përkrah përpjekjet e Qeverisë për të ulur shpenzimet e energjisë në ekonomi familjare dhe biznese, dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien me përqendrim në reformat institucionale dhe të politikave.

COMMENTS