47 vjeçarja J.LO në pritje të bebes së tretë

Vedati i Stupcave pjesë e klipit ‘Papuqe Gucci’ të Gjikos
Detaje tronditëse rreth vrasjes së aktorit të njohur turk, ja video pak çaste para vrasjes (Video)

Edhe pse është 47 vjeçe këngëtarja e famshme Jennifer Lopez, raportohet se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, pas binjakëve Emme dhe Max.

Këtë herë ajo bartë fëmijën e të dashurit të saj Casper Smart. Ylli i muzikës dhe i dashuri i saj, i cili është 19 vite më i ri se ajo, së shpejti edhe do të martohen.

Sipas revistës ‘Life & Style’, Jennifer dhe Casper janë tejet të lumtur me lajmin e shtatzënisë.

‘Jennifer nuk mund të jetë më e lumtur që ka mbetur shtatzënë me Casperin. Edhe ai është tejet i entuziast dhe shpreson se do të jetë djalë. Por me moshën që ka Jennifer, ajo vetëm dëshiron që fëmija të jetë i shëndoshë, pa marrë parasysh se a është vajzë apo djalë’, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren.

COMMENTS