Kaka tregon të vërtetën se si shkoi te Real Madridi

Kaka tregon të vërtetën se si shkoi te Real Madridi

Të pasurit e Parisit kundër ‘Barishtorëve’ periferikë
Ibra: FIFA nuk mund të më ndalojë pjesëmarrjen në Botëror

Me 8 qershor 2009, Real Madridi konfirmoi blerjen e Kakas për 65 milionë euro, duke u bërë blerja e parë e epokës së re që kishte filluar Florentino Perez.

Ka qenë një blerje e komplikuar dhe mesfushori kthehet të flas pas nëntë viteve.

‘Milan, atëherë, nuk shiste askënd’, kujton ai për MARCA-n.

‘Ata ju shinin vetëm kur e kërkonit shitjen publikisht dhe hera e parë ishte me [Andriy] Shevchenkon që shkoi te Chelsea’.

‘Për mua ishte ndryshe. Për herë të parë, Milani hapi dyert për të shitur një lojtar, kjo ndodhi në janar të vitit 2009 me Manchester Cityn’.

‘Oferta erdhi, Milan hapi dyert, por vendosa të qëndroja’.

‘Por kur Milan hapi dyert unë thashë vet me vete se nëse do të larohem, do të largohesha vetëm për të luajtur te Real Madridi, ishte i vetmi vend që unë do të largohesha nga Milani’.

‘Në fund të sezonit Florentino thirri Adriano Gallianin dhe e pyeti nëse ai do të shiste Kaka, pasi ata i kishin hapur dyert Cytyt që në janar’.

‘Pastaj e thirrën babanë dhe i thashë po, natyrisht, të luaja në Madrid ishte ëndrra ime’.

Në fakt, Kaka ka zbuluar se si Los Blancos ka pasur pagë më të vogël se sa në Itali.

‘Në fund dëshira ime për të shkuar në Madrid ishte aq e madhe që unë shkova atje me një pagë të madhe, por ishte më pak se sa në Milano’.

‘Për të fituar më shumë kisha shkuar te Manchester City’.

‘Ana financiare ishte e rëndësishme për mua, por kurrë nuk ishte baza e vendimit tim’.

Kaka u pensionua në janar në MLS kur luante për Orlando Cityn.

COMMENTS