4 persona të lënduar pasi treni godet veturën në Drenas

4 persona të lënduar pasi treni godet veturën në Drenas

Washington Post: Si ndërhyri Rusia në zgjedhjet Amerikane
Haradinaj nesër në gjykatë, pret të kthehet shpejt në Kosovë

4 persona nga ta dy fëmijë, kanë pësuar lëndime pasi vetura e tyre është goditur nga treni, në afërsi të Drenasit. Personat e lënduar janë anëtarë të familjes dhe janë nga Prishtina por jetojnë në Austri: V.K, Z.K, A.K, A.K.

Aksidenti ka ndodhur dje pasdite, në fshatin Dobroshec të Drenasit. Vetura ‘Opel Insignia’, me targa të huaja, është goditur nga treni që po udhëtonte nga Fushë-Kosova në drejtim të Pejës.

Bashkëshortja Z.K dhe i biri A.K kanë marrë tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën, kurse e bija A.K. ka pësuar fraktura në të dyja këmbët dhe po vazhdon trajtimi i saj në QKUK, mëson zico.tv

Kreu i familjes, shoferi i veturës do të transferohet sot për shërim me helikopter në Austri.

AKSIDENTI 2

AKSIDENTI 3

AKSIDENTI 4

COMMENTS