36 vjet nga demonstratat e 81-shit

I detyronte të tjerët të kërkojnë lëmoshë, arrestohet i dyshuari
Ambienti i pafavorshëm afarist po i falimenton bizneset

Protesta spontane e studentëve të Kosovës, të cilat u mbajtën në Prishtinë më 4 Mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve në Prishtinë, e cila ishte shtypur me dhunë nga policia, shkaktoi demonstratën e organizuar të studentëve më 11 mars, e cila po ashtu shtypet me dhunë dhe paraburgosen disa studentë.

Më këtë fillon edhe zinxhiri i demonstratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si ‘Demonstratat e Punëtorëve’, në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur.

Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve, armata Jugosllave paraqet prezencën e saj.

Pas dy muajsh në territorin e ‘Krahinës Socialiste të Kosovës’ vendoset ‘Gjendja e jashtëzakonshme’ e më vonë edhe Shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdon deri me fillimin e luftës në Kosovë.

Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-RSFJ. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit.

Kryengritja gjithëpopullore e marsit dhe prillit e vitit 1981, shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar, pavarësisht se kjo ngjarje nuk e ka gjetur vendin e merituar në tekstet ende gjysmake të historisë sonë. Prej asaj kohe kishte filluar ndarja e madhe dhe diferencimi historik i dy klasave shoqërore, kundërshtare.

COMMENTS