Objektet më të pisëta në kuzhinë që helmojnë çdo ditë shëndetin e njeriut

Objektet më të pisëta në kuzhinë që helmojnë çdo ditë shëndetin e njeriut

Kruarja e hundës e rrezikshme për shëndetin
Dëshironi të vraponi më shpejt? Ndiqni këto tri këshilla

Kuzhina është ajo pjesë e shtëpisë që na mbledh përpara një tavoline me ushqim të shijshëm, vendi ku shijojmë bisedat në familje ose me miqsh, apo dhe kemi ndonjë zënkë, por jo vetëm.

Në kuzhinë fshihen objekte që dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj, të cilat i përdorni çdo ditë dhe me siguri nuk i keni ndërruar për një kohë të gjatë. Ja cilët janë ata:

1.Lavamani i kuzhinës: Edhe pse shumë prej jush mund të mos e kenë shumë qejf larjen e enëve, duhet të dini lënia e tyre në lavaman krijon mundësi për rritjen e baktereve të tilla si salmonella. Lavamani është një ndër objektet më të papastra të kuzhinës.

2 Sfungjeri i enëve: Ndonëse në një madhësi relativisht të vogël, sfungjeri i enëve është një çerdhe e vërtetë bakteresh dhe mikroorganizmash toksikë që helmojnë shëndetin tyaj çdo ditë. Ai duhet ndërruar çdo dy javë. Pas çdo përdorimi futeni në mikrovalë ose nxierrni në diell që të thahet.

3.Aromatizuesit e shtëpisë: Aromatizuesit e shtëpisë mund t’ju gënjejnë fillimisht me aromat e tyre dehëse, por pas tyre fshihen përbërës toksikë që dëmtojnë lëkurën, krijojnë alergji të ndryshme, shkaktojnë probleme me frymëmarrjen etj.

4.Dërrasa e prerjes së mishit dhe perimeve: Një ndër objektet më të përdorura në kuzhinë është dërrasa e prerjes së mishit dhe perimeve. Pavarësisht materialit të saj, plastik ose i drunjtë, ky objekt është po ashtu një çedhe bakteresh sidomos nëse nuk dizenfektohet në kohë. Prerja e mishit të gjallë krijon mundësi për shumimin e Salmonelës, bakter i cili mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore.

5.Enë plastike: Enët plastike janë shumë praktike, lahen lehtë dhe janë zgjedhja më e mirë për të ruajtur ushqimet që mbeten nga vaktet e ndryshme të ditës.

COMMENTS