31 qese me marihuanë kapen afër kompleksit të shkollave në Prizren

31 qese me marihuanë kapen afër kompleksit të shkollave në Prizren

Ka nisur rrënimi i murit në veriun e Mitrovicës
David McAllister: Serbia t’i pranojë krimet e kryera në Kosovë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka konfiskuar 31 qese marihuanë me peshë prej 3.7 kilogramë, me ç’rast ka konfiskuar edhe një veturë Golf V gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Ky është pjesë e planit operativ të Policisë ‘Stop drogave në shkolla’, përmes së cilit në muajin tetor ka vënë në pranga 114 persona për rreth 4 kg marihuanë e heroinë.

‘Gjatë planit operativ ‘Stop drogave në shkolla’ është kontrolluar një lokacion në afërsi të kompleksit të shkollave, pasi dyshohej se shpërndahet dhe shitet substancë narkotike e llojit marihuanë. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 31 (tridhjetë e një), paketime të mbështjella në qese plastike të madhësive të ndryshme me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 3.797 kg. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një veturë Golf V me targa vendore’, thotë PK.

Policia nuk saktëson nëse ka të arrestuar në këtë rast apo jo.

COMMENTS