3 vjeçarja i ‘vjedh’ Papës kapelën (Video)

3 vjeçarja i ‘vjedh’ Papës kapelën (Video)

Gratë e bëjnë shpesh, por ky është reagimi i burrave! (Video)
Prezantohet Rolls-Royce Sweptail, vetura e re më e shtrenjtë në botë (Video)

Kjo ishte vizita e parë e 3 vjeçares Estella Westrick’s në Romë dhe lajmi për incidentin simpatik që ajo shkaktoi ka bërë bujë.

Ndërsa takon Papa Françeskun në sheshin ‘Shën Pjetri’, vajza e vogël nga SHBA, i vodhi kapelën e kreut të Vatikanit.

Një vjedhje jo shumë e zgjuar, sepse u bë në sytë e të gjithëve, por që i bëri të pranishmit të qeshnin, përfshirë edhe vetë Papën.

Në videot e filmuara nga shumë të pranishëm, shfaqet vajza e vogël që në momentin që papa e puth, ajo i vjedh kapelën.

Familja e vajzës së vogël tregoi pas incidentit se ajo ishte mjaft nervoze që do të takonte Papën, por duket se thjeshtësia e kreut të Vatikanit e ka bërë të ndihet mjaft rehat dhe kështu reagoi siç i takon një fëmije.

Nëse në ditën e saj të parë në Romë vodhi kapelën e Papës, kush e di se çdo të bëjë në të ardhmen, komentuan disa media, me mjaft humor veprimin e vogëlushes.

COMMENTS