Prezantohet projekti i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konqul

Prezantohet projekti i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konqul

Qeveria procedon demarkacionin nëse i mbijeton mocionit
Ekskluzive: Këta janë 31 deputetët e zgjedhur të Vetëvendosjes (Dokument)

Nën organzimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Ministria e Infrastrukturës ka prezantuar të premten projektin kapital të Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konqul.

Në takim ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sikurse kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ai i Kllokotit, Sreqko Spasiq, kryetari i Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviq.

Nikoqiri i këtij takimi, Lutfi Haziri, prezantimin e këtij projekti e ka vlerësuar historik për Gjilanin dhe Anamoravën.

“Ne sot e pamë fazën përfundimtare të trasesë së Autostradës Konqul-Gjilan-Prishtinë dhe ndërtimit të rrugëve regjionale që përfshinë Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Ferizaj, Gjilan-Preshevë dhe Gjilan-Bujanoc. Ne si Komuna, kemi marrë obligim me efikasitet dhe me azhuritet më të madh që detyrat që jepen nga Ministria e Infrastrukturës lidhur me shpronsimet dhe me angazhimet konkrete në të ardhmen të realizohen në afat rekord, në mënyrë që Ministria përkatëse të kompletoj dosjen e fillimit të punëve”, tha Haziri

“Është lajm jashtëzakonisht i mirë, është investim kapital dhe historik për tërë Anamoravën dhe këtë zonë të lindjes së Kosovës, e cila vërtetë është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkomunal, shembull i mirë i bashkëjetesës dhe me nivel të sigurisë shumë të lartë dhe pa asnjë lloj incidenti për motive të tjera”, shtoi kryetari i Gjilanit.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, e ka falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e këtij takimi lidhur me prezentimin projektit të rëndësishëm të Autostradës dhe projektin e rrugëve hyrëse dhe dalëse në Gjilan.

“Projekti i Autostradës është njëri nga projektet më me rëndësi që presim se do të filloj vitin e ardhshëm. Jemi në shqyrtim së bashku me dy institucione të rëndësishme financiare, BERZH dhe Bankën Investive Europiane. Gjithashtu, do të shqyrtojmë edhe mundësinë e fillimit të punëve për pjesën e parë, që është Prishtinë-Gjilan apo Banullë-Bresalc, ajo që njihet si segmenti me buxhetin e Republikës së Kosovës. Pastaj, zgjerimin e rrugëve hyrëse dhe dalëse të Gjilanit, e që përfshihet edhe rruga Kllokot-Gjilan dhe dy rrugë për dy qytete tjera. Për këto të fundit, besojmë që do të fillojmë kah fundi i vitit”, ka deklaruar me këtë rast ministri Zharku.

Zharku është zotuar se do të vazhdoj ta mbështesë Gjilanin edhe në projekte tjera të rrugëve komunale.

Kostoja e përafërt e autostradës është afro 260 milionë euro, derisa për rrugët tjera hyrëse dhe dalëse vetëm për Gjilanin 14 milionë euro, e që pritet të përfundohen brenda dy vitesh.

Përndryshe, Autostrada e cila u prezantua sot ka një gjatësi 47.1 kilometra, përbëhet prej shtatë segmenteve dhe gjerësia e saj do të jetë 32 metra. Në kuadër të këtij projekti do të jenë katër ura. Kjo autostradë do të lidhë koridorin 6, 7 dhe 10, thuhet n​ë njoftimin për media të Komuns s Gjilanit.

COMMENTS