2500 vëzhgues për zgjedhje nga ‘Demokracia në Veprim’

Drejtuesi i koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Veprim, Ismet Kryeziu, ka bërë të ditur gjatë një interviste se me 2500 vëzhgues do t’i monitorojnë z

Drejtuesi i koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Veprim, Ismet Kryeziu, ka bërë të ditur gjatë një interviste se me 2500 vëzhgues do t’i monitorojnë zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në gjithë territorin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur gjatë një interviste për gazetën ‘Zëri’ Ismet Kryeziu, drejtues i këtij koalicioni, duke shtuar se do t’i monitorojnë zgjedhjet edhe në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, por edhe në pjesë tjera të vendit.

Kryeziu po ashtu ka bërë të ditur se do të ketë mobilizim më të madh të vëzhguesve, siç ka thënë ai, në disa ‘zona të nxehta’ ku në të kaluarën është raportuar për vjedhje industriale të votave në mënyrë që mos të mos përsëriten keqpërdorimet e tilla.

COMMENTS