250 pacientë me fibrozë cistike për barnat kërkojnë ndihmë nga shteti

250 pacientë me fibrozë cistike për barnat kërkojnë ndihmë nga shteti

Shoqata e Pacientëve me Fibrozë Cistike e kanë takuar sot Komisionin për Shëndetësi nga të cilët kanë kërkuar që të ndihmohen këta pacientë. Ismet Jah

Shoqata e Pacientëve me Fibrozë Cistike e kanë takuar sot Komisionin për Shëndetësi nga të cilët kanë kërkuar që të ndihmohen këta pacientë. Ismet Jahiri nga kjo shoqatë ka thënë se janë 250 pacientë të cilët nuk marrin ndihmë nga shteti.

‘Barnat për Fibrozë Cistike nuk janë në Listë Esenciale, të gjitha detyrohemi t’i blejmë. I kemi bërë shkresë të ministri, Uran Ismaili por nuk kemi marr pergjigje. Një bar kushton deri 1600 euro’, ka thënë ai.

Anëtarët e Komisionit kanë thënë se këtë çështje do e ngrisin tek ministri i shëndetësisë dhe se do të insistojnë që këto barna të futen nga ky vit në Listën Esenciale.

COMMENTS