19 vjet pas konfliktit në Kosovë, mbi 1,600 persona ende mbesin të zhdukur

19 vjet pas konfliktit në Kosovë, mbi 1,600 persona ende mbesin të zhdukur

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Kosovës përmes një komunikate për opinionin ka shprehur pakënaqësinë me ritmin e përpjekjeve për zbardhjen e

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Kosovës përmes një komunikate për opinionin ka shprehur pakënaqësinë me ritmin e përpjekjeve për zbardhjen e fatit edhe të mbi 1600 të zhdukurve gjatë luftës në Kosovës, raporton KTV.

Një ngadalësim i theksuar në procesin e zgjidhjes së rasteve nënkupton se mbi 1,600 familje vazhdojnë të presin pafund për të dashurit e tyre të cilët u zhdukën pothuajse qe dy dekada, thuhet në fillim të kësaj komunikate, e cila vazhdon:

Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur, Agim Gashi, shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), tha se ‘KNKK shfrytëzon rastin që edhe njëherë t’i nderojë familjet të cilat përpiqen dhe ballafaqohen me ankthin e të mosditurit se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Në emër të familjeve, ne kërkojmë nga autoritetet që të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi humanitar, i cili vazhdon të prekë Kosovën edhe dy dekada më pas’.

Të shqetësuar me trendin me të cilin këto raste janë zgjidhur gjatë viteve të fundit, z. Gashi tha se, përderisa 11 raste janë zgjidhur gjatë vitit 2017, këtë vit, deri tani, janë zgjidhur vetëm katër.

kryesore për një progres më të shpejtë është mungesa e informatave të cilat mund të shpien në gjetjen e vendvarrezave të reja.

Si pasojë e konfliktit të armatosur të viteve 1998/1999 në Kosovë, 6,057 persona i janë raportuar KNKK-së si të zhdukur. Përderisa procesi i kërkimit ka dhënë rezultate, duke iu mundësuar familjeve të 4,407 personave të gjejnë prehje, ky është një ngushëllim i vogël për familjet e 1,650 personave të zhdukur që ende vazhdojnë të jetojnë në paqartësi.

Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare, ish-palët ndërluftuese në konflikt mbartin përgjegjësinë kryesore për të ofruar përgjigje mbi vendndodhjen e personave të zhdukur në territorin që ata kontrollonin, thuhet në fund të komunikatës.

COMMENTS