18 vjet nga themelimi i Shërbimit për Kosovën të REL-it

Shërbimi për Kosovën i Radios Evropa e Lirë shënon sot 18-vjetorin e themelimit.

Më 8 mars të vitit 1999, Radio Evropa e Lirë ka transmetuar programin e parë në gjuhën shqipe.

Radio Evropa e Lirë, e cila financohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, ka një histori 68-vjeçare, duke filluar transmetimet në fillim të Luftës së Ftohtë, shkruan rel.

Ajo ka luajtur rol të rëndësishëm në rrëzimin e komunizmit dhe ngritjen e demokracive në Evropën post-komuniste.

Programi në gjuhën shqipe i Radios Evropa e Lirë u kushtohet kryesisht zhvillimeve në Kosovë, por edhe më gjerë.

Sot, Radio Evropa e Lirë transmeton programe në 21 vende, në 28 gjuhë.

COMMENTS