17 vjet nga çlirimi i Gjilanit (Foto & Video)

Dita e 15 Qershorit shënon një ditë shumë të rëndësishme për Gjilanin, shënon 17 vjetorin e çlirimit. Për nder të kësaj dite të rëndësishme janë paraparë një varg aktivitetesh kulturore, sportive.

Ndërkohë në Ditën e Çlirimit të Gjilanit homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve kanë bërë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, Kryesuesja e Kuvendit Valentina Rexhepi e zyrtarë të tjerë komunalë.

Gjilani sot ka edhe seancë solemne nga ora 10:00, ndërsa shpallja e më të dalluarve në sport bëhet nga ora 11:00, koncerti festiv për fëmijë 12:00, shpallja e më të dalluarve në sektorin e rinisë 13:00, shpallja e fituesit të çmimit letrar ‘Beqir Musliu’ 14:00. Shënimi i Ditës së Çlirimit kulmon me natën e dytë të festivalit ‘Gurra Popullore’ në ora 18:00.

Lutaa

Ne ju sjellim në kujtesë përmes xhirimeve ekskluzive të ‘ZICO Company’ Parakalimin e UÇK-së në qytet, dhe Hyrjen e Trupave Franceze të NATO-s në Gjilan me datën 15 dhe 16 Qershor të vitit 1999 dhe atmosferën festive të qytetarëve gjilanas për çlirim:

‘zico.tv’

COMMENTS