140 vota pro reformës për drejtësi – Rama: Nisë revolucioni

Të 140 deputetët e opozitës por dhe të shumicës bashkuan votat për reformën në drejtësi.

Pak pas mesnatës së 21 korrikut Parlamenti i Shqipërisë miratoi me të gjitha votat e deputetëve të Kuvendit, draftin e ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë reformës në drejtësi.

‘Suksese kësaj reforme historike dhe le të vazhdojë ky konsensus edhe për reforma të tjera’, tha kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas votimit i cili u shoqërua dhe me duartrokitje edhe nga ndërkombëtarët të cilët po ndiqnin seancën.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fjalën e tij para deputeteve se miratimi i kësaj reforme është nisja e një revolucioni, që do të nxjerrë tymin e zi të pallatit të padrejtësisë në Shqipëri.

Sipas Ramës, fshesa e hekurt do të fshijë gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe politika nuk do te ketë dorë për të ndërhyre si natën ashtu edhe ditën.

‘Vota e sotme do të çelë siparin e një revolucioni të shumëpritur në drejtësi. I siguroj të gjithë shqiptarët se gjykatësit e prokurorët e korruptuar do t’i fshijë nga sistemi i drejtësisë fshesa e hekurt e Vettingut ku trupat e zbatimit të reformës do të paraseleksiohen dhe do të mbështeten nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Në një luftë të egër, me killerat parelinj të drejtësisë së korruptuar shqiptare dhe me politikën e mbrapshtë e cila nuk do të heqë dorë asnjë ditë apo natë, në përpjekjen e marrë për ta ndalur historinë e re që sapo ka filluar’, deklaroi Rama.

Votimi u përshëndet nga SHBA, BE, OSBE ndërsa raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein tha se së bashku me kolegët e tij do i propozonte do i kërkojnë Këshillit Europian të vendosin për çeljen e negociatave sa me shpejt të jetë e mundur.

COMMENTS