140 sekonda video në Twitter

140 sekonda video në Twitter

Pamje spektakolare (Video)
‘Radio’ Facebook!

Twitter çdo ditë që kalon po shndërrohet në një Facebook ndërsa platforma zhvendos fokusin drejt videove duke rritur limitin në 140 sekonda.

Gjithashtu përdoruesit e rrjetit social me numër të lartë ndjekësisht si Presidenti Amerikan Obama, do të përfitojnë nga një aplikacion i ri quajtur ‘Engage’ i cili ngjan shumë me ‘Facebook Mentions’.

Për rrjetin social videot padyshim janë një prioritet shumë i rëndësishëm. Në të kaluarën lejoheshin vetëm 30 sekonda ndërsa ato 140 sekondëshe do të jenë të disponueshme edhe në Vine.

Gjithashtu videot do të mund të shihen në ekran të plotë ku nuk do të mugojnë sugjerimet për video të tjera. E njëjta eksperiencë do të aplikohet edhe në Vine. Funksionalitet e reja do të debutojnë së shpejti në iOS dhe Android.

Sa i përket aplikacionit ‘Engage’, ai është i disponueshëm që nga dita e martë në iOS. Ndryshe nga ‘Facebook Mentions’, ‘Engage’ nuk ofrohet vetëm për figurat e njohura por për të gjithë përdoruesit megjithëse ata me më pak ndjekës do të përfitojnë më pak nga avantazhet e tij, transmeton PCWorld Albanian.

‘Engage’ përmban tre seksione: referimet, statistikat e përgjithshme dhe statistikat për cicërimat individuale. Së fundi Twitter po teston një sërë risish sidomos që në momentin kur baza e saj e përdoruesve kishte stazhinuar në 310 milion dhe Wall Street nuk është aspak i kënaqur me këtë gjendje.

COMMENTS