1300 kinezë të moshuar humbin çdo ditë

1300 kinezë të moshuar humbin çdo ditë

Kush i zgjonte nga gjumi njerëzit kur s’kishte orë e alarm (Foto)
Shenja që tregon se po ju afrohet vdekja (Video)

Raporti më i fundit i publikuar në CNN thotë se çdo ditë në Kinë humbin 1300 të moshuar, rreth gjysmë milioni në vit.

Populli kinez po plaket shpejt, pas rregullit ‘një familje-një fëmijë’, i cili u hoq vitin e kaluar.

Teksa ligji kinez i kërkon të rriturve të mbështesin prindërit e tyre, të tjerë të cilëve fëmijët u kanë vdekur kanë mbetur vetëm apo pa përkujdesje.

Kina, sipas një raporti të Bankës Botërore, ka 114 milionë të moshuar mbi 65 vjeç, më shumë se çdo vend tjetër i zhvilluar në botë.

Të moshuarit mbi 65 vjeç përbëjnë 80% të personave të humbur, sipas Institutit të Asistencës Sociale Zhongmin dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

‘Ky është numër jashtëzakonisht i madh dhe një çështje sociale që nuk duhet injoruar’, thotë Wang Zhikun, presidenti i Institutit Zhongmin.

25% e atyre që kanë humbur janë diagnostikuar me Alzheimer apo sklerozë, ndërsa 72% vuajnë humbjen e kujtesës.

25% e atyre që janë gjetur pasi kanë humbur, kanë humbur sërish, sipas këtij raporti.

COMMENTS