13 fakte pas tentimit të Grusht shtetit në Turqi

13 fakte pas tentimit të Grusht shtetit në Turqi

Ferizaj, Besnik Berisha në krye të NISMA për Kosovën
Delawie: Ditë e rëndësishme për formimin e Qeverisë

Me 15 korrik 2016 ushtarët turq bllokuan urën e Bosforit në Stamboll, pushtuan aeroportet dhe bombarduan parlamentin turk në Ankarë – një tentim Grusht shteti i ushtrisë turke.

Nuk ishte e suksesshme – Mijëra qytetarë i dolën në mbështetje Erdoganit dhe luftuan kundër ushtarëve gjatë natës, ku vdiqën 249 persona, të cilët njihen si martirë nga qeveria turke.

15 korriku e bëri Erdoganin më të fuqishëm se kurrë, falë edhe fitores së tij në referendumin, që e ktheu Turqinë në shtet presidencial.

Në vijim keni 13 fakte që kanë ndodhur brenda një viti 15 korrik 2016 – 15 korrik 2017.

1. Ndaj rreth 169.013 personave janë ngritur procedura penale që kanë qenë të afërt me ‘organizatën terroriste të Fetullah Gylenit’. Sipas lajmit të ministrisë së drejtësisë turke rreth 50.510 qëndrojnë në burg.

2. Prej tyre në burgje ndodhen 169 gjeneralë dhe 7098 oficerë. Pas pastrimit në ushtri, Erdogani ka tentuar të ‘pastrojë’ edhe drejtësinë, mediat dhe sistemin arsimor në Turqi. Lëvizja Gylen ka rreth 4 milion anëtarë në gjithë botën.

3. Drejtësia: 4469 gjykatës dhe avokatë janë shkarkuar nga detyra.

4. Prej tyre janë arrestuar 2431 persona. Dy sosh ishin anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

5. Mediat: 149 shtëpi mediatike janë mbyllur, pasi ata janë akuzuar se kanë qëndruar afër lëvizjes së Gylenit.

6. 715 gazetarë kanë humbur akreditimin – pra nuk mund të punojnë më si gazetarë.

7. Prej tyre në paraburgim qëndrojnë 269 vetë – pasi ishin anëtarë të organizatës. Mes tyre ndodhen edhe gazetarë të huaj, disa sosh akuzohen për mbështetje të organizatës tjetër terroriste PKK.

8. Sistemi arsimor: janë mbyllur 2,099 shkolla, universitete, internate që kanë qenë të afërta më organizatën.

9. Punën e kanë humbur 8,271 akademikë.

10. Në sektorin arsimor kanë humbur punën 33,074 persona, ndërsa rreth 5000 janë burgosur. 627 prej tyre janë shpallur të fajshëm si pjesëtarë të ‘organizatës terroriste FETÖ’. Në shkollat private janë përjashtuar 22.474 mësues.

11. Opozita: 11 nga 59 deputetët e HDP janë arrestuar nga nëntori 2016. Mes tyre edhe lideri i partisë Selahattin Demirtas dhe zëvendësi Figen Yüksekdag. Kjo për arsye se kanë qenë të afërt me organizatën terroriste kurde PKK.

12. Pasojat: Në korrik 2016 një euro këmbehej me 3,19 lira, ndërsa sot këmbehet me 4 lira.

13. Më shumë se 3000 turq kanë kërkuar azil në Gjermani brenda gjashtë muajve të fundit. Mes tyre 209 diplomatë, 205 administratorë shtetërorë. Në 2016 kjo shifër ishte 5742 turq, ndërsa një vit përpara puçit në 2015 shifra ishte vetëm 1767.

Sonte në ora 2.32 pritet Erdogani të mbajë një fjalim për ‘Mbrojtjen e Demokracisë’. Pikërisht në orën kur është bombarduar parlamenti.

Ura e Bosforit zyrtarisht quhet ‘Ura e dëshmorëve të 15 korrikut’

COMMENTS