12 vjet burg për vrasjen e Zejnepe Berishës

12 vjet burg për vrasjen e Zejnepe Berishës

Kineastët e zëshëm – Shala e tërheq projektligjin për Kinematografi
Thaçi: Po të duan ndërkombëtarët për pesë minuta e bindin Beogradin

Nebih Berisha është dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen bashkëshortes së tij Zejnepe Berishës.

Vendimi është shpallur sot nga gjykata e Prizrenit.

Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij, shkruan kallxo.com.

Gjatë fjalës përfundimtare të këtij procesi të zhvilluar të martën, Esat Gutaj, avokati i Nebih Berishës, kishte kërkuar që të mbrojturit të tij gjykata t’i caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit mental, ngase, sipas tij, vetë ekspertiza psikiatrike e ka konstatuar se i akuzuari ka aftësi esencialisht të zvogëluar.

COMMENTS