11 vjet garë korrekte – Çelësi Muzikor hap konkursin (Video)

11 vjet garë korrekte – Çelësi Muzikor hap konkursin (Video)

Twitter bllokon mijëra profile, shkak ‘promovimi i terrorit’ (Video)
Kaltrina ‘po don’

Festivali i muzikës moderne ‘Çelësi Muzikor’ mbledhë edhe kësaj here këngëtarët më të mirë shqiptarë.

Festivali i cili këtë vit ka edicionin e 11-të, ka nisur organizimin në kërkim të fituesit, i cili pritet të shpallet në muajin maj të këtij viti, raporton zico.tv

Ky event tashmë ka hapur konkursin, i cili fton artistët për konkurrim në një garë të denjë dhe korrekte. Të paktën kështu premtojnë organizatorët e këtij eventi.

Javëve në vazhdim do të prezantohen më shumë informacione për ndryshimet e mundshme që mund t’i pësojë festivali ‘Çelësi Muzikor’.

Festivalin ndër vite e kanë fituar emrat si: Zanfina Ismaili, Rezarta Shkurta, Mirsa Kërçeli, F-Kay ft. Adelina Tahiri, Berkan, Gold AG ft. Zaimina Vasjari, Fatjeta Barbullushi, Mira Janji, Shkenda Dubova & Shemi, si dhe edicionin e 10-të Ana Kabashi.

COMMENTS