11-metërshat, UEFA synon ndryshimin e rregullores

11-metërshat, UEFA synon ndryshimin e rregullores

Super befasi për futbollistët e Kosovës (Video)
Koreografia e tifozëve të Legias bën xhiron e botës, një ushtar gjerman duke e qëlluar një fëmijë polak me pistoletë në kokë (Foto)

UEFA po planifikon një revolucion të vërtetë për momentin e 11 metërshave, në mënyrë që ta bajë sa më spektakolar këtë moment. Sipas gazetës “Marca”, ideja është një tie break i ngjashëm me atë të tenisit. Sipas studimit të kryer nga grupi ‘Beautiful Game Theory’, skuadra që paraqitet e para në pikën e bardhë, është më e favorizuar krahasuar me kundërshtarët, madje sipas përllogaritjeve, ai që provon fatin i pari ka 60.6 % mundësi kualifikimi.

Statistika që e kanë detyruar UEFA-n të reflektojë për të ideuar një rregullore të re. Për këtë arsye, sistemi i ri i 11 metërshave mund të mos jetë më i bazuar në sistemin “ABAB” por “ABBA”, një formulë identike me atë të tenisit në rastet kur loja shkon në barazim 6-6. Nëse edhe nëpërmjet kësaj formule ndeshja nuk zgjidhet atëherë seria e goditjeve do të vazhdojë fillimisht me skuadrën B më pas dy herë për skuadrën A sërish dy herë për skuadrën B dhe më pas për ta mbyllur me një goditje të skuadrës tjetër. Nëse situata nuk merr zgjidhje as me këtë formulë atëherë skuadra që do të gabojë e para do të eliminohet.

Ky projekt është përqafuar menjëherë nga UEFA që synon ta aplikojë që në Europianin e 17-vjeçarëve që do të luhet në Kroaci. Nëse rezultatet do të jenë të kënaqshme, atëherë nuk përjashtohet mundësia që gjatë sezonit të ardhshëm të UEFA Champions League dhe në Botërorin 2018 të kemi një formulë të re për momentin e lotarisë së 11 metërshave.

COMMENTS