10 momentet më të paharruara të Kampionateve Evropiane (Foto/Video)

Kosova humbi, takimi Maqedonia – Shqipëria 1:1
Messi mund të dënohet

Kampionatet evropiane sjellin shumë emocione dhe gjëra të bukura, ndërsa aty futen edhe momentet më të paharruara që ka sjellë futbolli.

Goal.com ka zgjedhur 10 momentet më të bukura dhe të paharruara që kanë ndodhur në Kampionatet Botërore.
Nga goli i Antonin Panenkas e deri te golat e Marco van Baste, Oliver Bierhoff e Mario Balotellit.
Më poshtë mund t’i gjeni 10 momentet më fantastike që kanë ndodhur në Kampionatet Evropiane.

Goli i çmendur i Paul Gascoigne kundër Skocisë
Goli i çmendur i Paul Gascoigne kundër Skocisë

Dikur njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, Paul Gascoign, kishte inspiruar Anglinë në vitin 1996. Ai shënoi gol fantastik kundër Skocisë.

Panenka e Pirlos
Panenka e Pirlos

Italia ishte duke humbur 2-1 në ekzekutimin e penalltive, ndërsa Andrea Pirlo me një goditje të bukur i dha zemër Italisë për ta dërguar në gjysmëfinale.

Goditja magjike e Zlatan Ibrahimovic
Goditja magjike e Zlatan Ibrahimovic

Në vitin 2004, Zlatan Ibrahimovic kishte shënuar një gol akrobatik për ta mposhtur Italinë 1-0. Kjo e fundit ishte eliminuar në fazën e grupeve.

Goli i Artë i Oliver Bierhoff
Goli i Artë i Oliver Bierhoff

Sulmuesi gjerman që në atë kohë luante me Udinesen u fut në lojë në pjesën e dytë ku Gjermania ishe duke pësuar humbje 1-0 nga Çekia. Ai barazoi rezultatin, ndërsa në vazhdime shënoi ‘Golin e Artë’.

Paraqitja e jetës për Mario Balotellin
Paraqitja e jetës për Mario Balotellin

Konsiderohej si një prej talenteve më të mëdhenj një botë, por sot ai nuk është fare i tubuar me Italinë për këtë kampionat. Para katër viteve ai shënoi dy herë për ta eliminuar Gjermaninë në gjysmëfinale.

Gol i madh nga Platini
Gol i madh nga Platini

Franca ishte duke humbur 2-1, ndërsa barazuan pak para fundit. Ishte Platini ai që iu dha fitoren francezëve në këtë ndeshje gjysmëfinale.

Panenka origjinal
Panenka origjinal

Antonin Panenka në finalen e vitit 1976 ka shënuar një penallti që do të mbetet gjithmonë në histori. Pas penalltive Çekosllovakia u shpall kampion i Evropës.

Greqia shokon Evropën

Viti 2004 solli befasinë e madhe të futbollit. Greqia fitoi evropianin. Në çerekfinale ata mposhtën Francën në një ndeshje ku ishin totalisht inferior.

Voleja e Van Basten
Voleja e Van Basten

Holanda ka fituar vetëm një turne madhorë, atë të viti 1988. Në finale Marco van Basten kishte shënuar një gol fantastik me volej.

Mrekullia daneze

Danimarka ishte ftuar në vitin 1992 në kampionatin evropian pas përjashtimit të Jugosllavisë. Ata fituan evropianin duke çmendur botën e futbollit. Në finale mposhtën Gjermaninë.

COMMENTS