10 misteret e Enver Hoxhës

10 misteret e Enver Hoxhës

A munden qentë të llogarisin kohën? (Video)
Anonymous thotë se NASA do të njoftojë se ka gjetur alienët (Video)

Ai njihet në histori si një prej diktatotrëve më të egër në Europë. Enver Hoxha, drejtoi Shqipërinë për disa dekada me radhë duke e izoluar vendin nga çdo shtet dhe marrëdhënie me jashtë.

Me vdekjen e tij, Hoxha ka marrë me vete edhe disa mistere, nuk janë pak, por 10 të tilla.

1-Mosha e rinisë së Enver Hoxhës edhe sot ka pikëpyetje të mëdha. Ish-diktatori komunist, në kujtimet e tij e kalon periudhën e rinisë si revolucionar, por kurrë nuk jepen përmasat reale te aktivitetit.

2- Nje nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve.

3- Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-Sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit, enigmë kanë mbetur arsyet e urdhrit ndaj tij për të shkuar në Vlorë, në 5 maj te vitit 1942.
Në datën 4 maj 1942, Qemal Stafes iu caktua një detyrë nga udhëheqësi i PKSH-se, Enver Hoxha, për të shkuar në qytetin e Vlorës. Qemali, duke qenë në ilegalitet të plotë, strehohej në një shtëpi tiranase, e cila nuk bënte pjesë te shtëpite e dyshuara për strehim komunistësh. Vendndodhjen e tij në atë shtëpi e dinin shumë pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjëherë nuk ka dalë me siguri nëse ishte një kurth prezenca e Qemal Stafës në atë shtëpi, apo ishte thjeshtë një rastësi.

4- Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfarë ndikimi kishin jugosllavët dhe rusët në vendimmarrjen e Hoxhës, pse i prishi marrëdhëniet me Titon dhe çfarë synonte me refuzimin e planit Marshall?

5- Arsyet e eliminimit të disa figurave kryesore që ishin bashkëpunëtorë të tij si Koçi Xoxe dhe të tjerë, janë padyshim sekrete qe Enver Hoxha i ka marrë në varr.
6- Pse i prishi Shqipëria marrëdheniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe më pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleatë të rinj në vendet komuniste?

6- Pas prishjes së marrëdhenieve me Jugosllavët, Enver Hoxha, një dekadë e gjysmë më vonë u prish dhe me rusët, të cilët sipas tij kishin shkelur vijen marksiste-leniniste dhe nuk përfaqësonin më as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi për historianë të ndryshëm, pasi është e pamundur që të gjesh një arsye të vertetë përse Hoxha largohet nga aleati i tij më i madh që prej ardhjes në pushtet.
Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinën, e cila po e ndihmonte mjaftueshëm ekonomikisht vendin tonë. Mirepo dhe kjo marrëdhënie do të pësonte krisje në mënyrë të pashpjegueshme.

7- Si ruhej Enver Hoxha, çfarë të vërtete ka lidhur me sozitë e tij dhe kush ishin ata që Hoxha i shikonte realisht si armiq të tij?
Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja qe ka munduar prej kohësh shqiptarët, ka marrë pergjigje nga më të ndryshmet. Por, në vend që të sqaronin, ato e kanë dendësuar edhe më tepër mjegullën rreth temës intriguese. Sozite e tij, më së shumti ishin manekinë, pra njerëz që mbanin veshur brenda makinës gjatë udhëtimit, vetëm rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kanë “luajtur” kurrë Enver Hoxhën jashtë hapësirës së brendshme të “Mercedezit” te zi.

8- Ka pasur një plan të CIA-s për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanëve, kur ndërkohë ishte krahu i djathtë i Hoxhës?
9- Pse i prishi marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe më pas me Kadri Hazbiun. Cilin kërkonte Enveri të linte pasardhës të tij, a ishte Ramiz Alia njeriu që po projektonte për të drejtuar vendin? Çfarë kishte biseduar me Hysni Kapon deri në vitin 1979?

10 – Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhës. Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja, e fshehtë për një kohë të caktuar?

COMMENTS