10 kg. lëndë narkotike, arrestohet një person

Policia e Kosovës, njofton se mbrëmë pak para mesnatës, në Vërmicë ka konfiskuar 20 kg. lëndë narkotike.

Konfiskimi ka ndodhur pasi policia ka vërejtur një person të dyshuar afër rrethojës së autostradës dhe në afërsi një veturë të ndaluar me targa gjermane. Patrulla policore gjatë kontrollit të personit, të veturës dhe hapësirës përreth gjen një çantë me 20 qese substancë e dyshuar e llojit marihuanë.

Sasia e substancës narkotike e gjetur është: 10 kg e 068 g. Gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarit, i njëjti tenton t’u ofrojë 100 euro mito zyrtarëve policorë.

Policia njofton Prokurorin Kujdestar të PTH Prizren për rastin e gjetjes së substancës narkotike dhe për ofrimin e mitos. Me urdhër të prokurorit i dyshuari B.M, lindur më 1987, mashkull shtetas i Kosovës, dërgohet në ndalim policor për 48 orë.

Po ashtu, policia sekuestron si provë materiale: substancën narkotike (10 kg e 068 g.), veturën e të dyshuarit dhe dy kartëmonedha nga 50 euro.

COMMENTS