​Scarlett Johansson dorëzon dokumentet për divorc

​Scarlett Johansson dorëzon dokumentet për divorc

Teuta Krasniqi nënë për herë të dytë – Publikohen fotot e bebes (Foto)
Skandaloze: Xhensila e kërkon nga fansat këtë gjë (Foto)

Aktorja Scarlett Johansson ka dërguar dokumentet për ndarje nga Romain Dauric.

Avokatja e aktores së famshme ka nisur procedurat e divorcit, ndërsa sipas thashethemeve procesi i divorcit nuk do të jetë aspak i lehtë dhe se mund të konsiderohet si betejë e vështirë rreth vajzës së tyre trevjeçare Rose Dorothy.

Edhe pse në fillim kishin arritur marrëveshje se në fillim do të kalojnë secili çdo dy javë me vajzën, situata është komplikuar kur Scarlett ka kërkuar që të kalojë tri, ndërsa Romain dy ditë në javë.

Dauriac u ankua ndaj kësaj, ndërsa aktorja e ka porositur se ashtu veprohet në Hollywood. Kjo ishte hyrje në luftën për vajzë.

Pas kësaj, Romain vendosi se dëshiron me vogëlushen të zhvendoset në Francë, por me këtë nuk pajtohet aktorja.

Romain dhe Scarlett kanë kaluar disa vjet së bashku. Ata kishin nisur lidhjen më 2012, ndërsa janë kurorëzuar në vitin 2014. Ndërkohë ata u bën prindër dhe lindi vogëlushja Rose.

COMMENTS