​Përdorni sa më shumë qepë të reja gjatë kësaj stine

​Përdorni sa më shumë qepë të reja gjatë kësaj stine

Fruti i ftoit dhe vlerat e tij (Video)
3 truqe për një jetë të shëndetshme (Foto)

Pranvera është stina më e preferueshme për përdorimin e qepës së gjelbër, të njohur tek ne si qepët e reja.

Ky ushqim i freskët duhet të jetë gjithmonë i pranishëm në tryezën tuaj, veçanërisht në këtë kohë që është më optimalja.

Përveç shijes së mrekullueshme që e kanë, qepët e njoma janë të pasura me plot vitamina dhe përbërës që i ndihmojnë shumë organizmit tuaj.

Këto qepë i japin shumë shije ushqimit dhe mund të kombinohen në mënyra të ndryshme. Përfitimet shëndetësore janë të shumta. Nëse nuk i keni përdorur deri tash duhet të filloni t’i përdorni menjëherë pasi që ato kryejnë funksione të shumëfishta si normalizimin e tensionin e gjakut, mbrojtjen e syve, luftimin e baktereve dhe infeksionet, si dhe kanë shumë pak kalori.

Shfrytëzoni stinën e pranverës për të përdorur sa më shumë ketë produkt të mrekullueshëm.

COMMENTS